Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ekspertët: Kapacitetet e plota ushtarake arrihen brenda 6-7 vjetëve

Prizren Post | 11:17 - 22.03.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Njohësit e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë kanë kërkuar të rishqyrtohet afati kohor 10-vjeçar brenda të cilit parashikohet që ushtria e Kosovës t’i arrijë kapacitetet e plota.

Burim Ramadani, Kadri Kastrati dhe Ramadan Qehaja kanë bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, se kjo duhet të ndodhë për shkak të vonesave që kanë ndodhur në këtë proces.

Sipas tyre, me një buxhet shtesë FSK-ja brenda 6-7 vjetëve mund t’i arrijë kapacitetet e plota.

“Rekomandimi im publik është që, për shkak të vonesave të mëdha në transformimin e FSK-së në ushtri, të rishqyrtohet ky planifikim. Të zvogëlohet kohëzgjatja e këtyre fazave, me qëllim që Ushtria e Kosovës t’i arrijë kapacitetet e plota operacionale në një periudhë jo më të largët se 5 apo 6 vjeçare”, ka thënë eksperti i sigurisë, Burim Ramadani.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company