Ekuadori e mposht Katarin në ndeshjen hapëse të Botërorit


E diel, 20 Nëntor 2022

Ekuadori ka shënuar fitore ndaj nikoqirit të Kupës së Botës, Katarit, me rezultat 2-0, në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror.

Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 3’, mirëpo që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 15’, Ekuadori kaloi në epërsi me Enner Valencian. Në minutën e 31’, i njëjti lojtar shënoi edhe njëherë. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, pavarësisht disa rasteve të lehta, më nuk prodhoi gola kjo ndeshje.

Kështu Ekuadori e nis në mënyrën më të mirë të mundshme kampanjën në Katar.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply