Elon Musk rikthen llogarinë e Trumpit në Twitter


E diel, 20 Nëntor 2022

NEW YORK – Pronari i ri i rrjetin social Twitter, Elon Musk, ka thënë se llogaria e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është rikthyer pas një sondazhi online.

“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk, duke thënë se 51.8 për qind e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter votuan për rikthim.

Por, Trump mund të mos kthehet në platformë, pasi më herët tha se “nuk shoh ndonjë arsye për këtë”.

Në muajin janar 2021, Twitter-i tha se llogaria e ish-presidentit Donald Trump ishte “pezulluar përgjithmonë…për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës” pas trazirave në të cilat protestuesit sulmuan objektet qeveritare amerikane në Uashington.

Etiketa: , ,