Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Embargo 100% e Kosovës dhe Shteti i Francis Fukuyama-së

Prizren Post | 21:27 - 30.12.2018

Autor: Gen KELMENDI

Pas dështimit të Kosovës në anëtarsimin në Interpol, qeveria e saj konsideroj se përgjegjësia e fajit duhet t’i takonte lobit sërb që kishte bërë presion te shtetet anëtare të OKB-së për mos-njohen e të drejtës së Kosovës për pranim në këtë organizatë. Si rrjedhojë e kësaj, qeveria e Kosovës ndërmori politika kundër shtetit të Serbisë, ku vendosi embargon-taksën doganore 100% ndaj të gjitha produkteve serbe.

Ky vendim i qeverisë së Kosovës ishte njëri ndër vendimet më të guximshme të saj por dhe njëherit njëri ndër vendimet dhe lëvizjet më të gabuara të bëra ndonjëherë. Vetë Bashkimi Europian është themeluar me qëllim dhe mbi bazën e primit të ekonomisë së lirë të tregut, e si mund të pritet që ky veprim të jetë i pranueshëm!

Kosova si shtet i ri në hartën e politikës europiane ka një politikë të mbrendshme fare të paqëndryshme, përballet me një sërë problemesh të natyrave sociale ku si shkak i gjithë këtyre ajo ka mbetur shteti më i izoluar në Europë. Raportet ndërkombëtare shpesh kanë vlerësuar shkallën e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, kapjes së shtetit dhe pushtetit gjyqësor. Aleatët e saj dhe shtetet tjera të BE-së ngurojnë ti japin përkrahje Kosovës për faktin e vetëm; që ky shtet nuk ka plotësuar as kriteret minimale për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Pastaj, politika e jatshme e shtetit të Kosovës është tërësishtë jofunksionale, e dobët, për të mos thënë se ajo nuk ekziston fare. Presidenti i shtetit ushtron politikat e jatshme dhe mardhënjet ndërkombëtare me shtete tjera, ndërsa ai vetë është figura më kontraverse ku emri i tij është i ndërlidhur me raportet ndërkombëtare për vepra kriminale e korrupsion.

Pas gjithë kësaj situate, ku Kosova nuk ka shtet të qëndrueshëm, ku ajo nuk ka përkrahje të mjaftueshme nga shtetet europiane, dhe në anën tjetër aspiron pandalshëm integrimin në europë, atëherë si pritet të reflektoj kjo lëvizje-politikë e saj e vendosjes së embargos-takses 100% ndaj shtetit Sërb?!

Asnjë zyrtar i BE-së dhe shteteve europiane nuk e ka përkahur këtë vendim, madje ka pasur kërcënime nga zyrtar të lartë europian që nëse qeverija e Kosovës nuk e tërheqë vendimin, atëherë ajo do të përballet me sanksione nga BE-je. Dhe kjo pati ndikim të menjëhershëm, ku menjëherë pas kësaj, Kosovës nuk ju jap e drejta për viza në zonat shengen, ndonëse ajo kishte plotësuar të gjitha kriteret paraprake. Kjo gjithësesi se do të ndikoj edhe në mospërkrahjen e BE-së për themelimi e ushtrisë së Kosovës.

Është për t’u habitur fakti se si Kosova në këtë situatë që është; pa përkrahjen të mjaftueshme të shteteve europiane, pa mekanizma të saj të qëndrueshme në politikat e mbrendshme, pa politikë të jashtme funksionale, dhe me pretendime të larta për anëtarësim në BE, – të armiqësohet me gjithë europën dhe të marë vendime kundër politikave europiane!

Aleati kryesor i Kosovës, SHBA-ja, që është shteti që ideoj dhe projektoj Kosovën, nuk e përkrahi këtë vendim të qeverisë së Kosovës, madje ambasadori i SHBA-së në Kosovë e kërcënoj qeverinë e Kosovës se do të përballet me sanksione të mëdha në rast se nuk e tërheqë vendimin e embargon 100% ndaj produkteve sërbe.

Turqia është aleati i dytë më i fuqishëm i Kosovës, por që ajo dita ditës po shëndrohet në një shtet me tipare të monarkisë absolute, po afrohet me pushtetet e shteteve totalitare dhe po përshkallëzon mardhënjet e saja me shtetet demokratike. Me një fjalë, Turqia është e kundërta e europës, BE-së.

Atëherë, Kosova që synim ka europën, nuk mund të mbështetet në shtetet si Turqia që ka një orientim krejtësisht të ndryshëm se orientimi demokratik-liberal i Kosovës dhe të arëmiqësohet me aleatët e shteteve demokratike! Kjo do ta vënte në pikpytje të madhe orientimin e saj.

Francis Fukuyama, autor i shumë librave me influencë ndërkombëtare, i cili është profesor i ekonomisë politike ndërkombētare (SHBA), në librin e tij “Ndërtimi i shtetit” ai thotë që ndërtimi i shtetit nuk është vetëm krijim i institucioneve të reja qeverisëse por edhe fuqizim i atyre ekzistuese. Ai tregon për rolin e kontestuar të shtetit, për mekanizmat e fuqizimit të saj, tregon edhe për shtetet e dobëta dhe legjitimitetin ndërkombëtar, – me një fjalë, Fukuyama tregon rrugën drejtë ndërtimit të shtetit dhe institucioneve shtetërore.

Të tërheqim disa paralele nga pikpamjet e Fukuyamas. Ideali i tij për ndërtimin e shtetit nuk nënkupton vetëm krijimin e institucioneve të reja, me ndërtim të shtetit ai nënkupton forcimin i institucioneve ekzistuese. Me një fjalë, çështja e ndërtimit të shtetit është një projekt që nuk mbaron kurr, që do koherencë dhe vazhdimsi. Atëherë, Kosova, pasi ariti ta marr statusin e shtetit të pavarur, a mos po nënkuptohet kjo nga zyrtarët e saj se misioni i ndërtimit të shtetit ka përfunduar dhe tani duhet të armiqësohet me gjitha shtetet e europës pa menduar pasojat dhe dëmët që mund t’i shkaktohen asaj?

Kosova duhet të shoh përtej koncepteve të Fukuyamas, duhet të krijoj strategji politike jo vetëm për ta ruajtur shtetësinë e saj e cila fare thjeshtë mund t’i mohohet, por të shikoj të ngrisë kapacitete dhe mekanizma për fuqizimin dhe ndërtimin e institucioneve të saja, të krijoj një politikë të jashtme të qëndrueshme dhe një fqinjësi të mirë, nëse i’a ka mësyer Europës!

Autori është studiues i Shkencave Juridike dhe njohës i politikave
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company