Emërohet kryeshefi ekzekutiv i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren


E mërkurë, 1 Prill 2026
Emërohet kryeshefi ekzekutiv i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, njoftoi se prej sot detyrën e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë e ka pranuar, Bekim Gashi, percjell Gazeta e Prizrenit.

“Hidroregjioni Jugor” i ka uruar Gashit suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin se përvoja dhe angazhimi i tij do të kontribuojnë në avancimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, rritjen e efikasitetit dhe zhvillimin e mëtejmë të ndërmarrjes.

Tutje, kompania thekson se mbetet i përkushtuar që edhe në të ardhmen të ofrojë shërbime cilësore, furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes dhe mirëmbajtje të vazhdueshme të rrjetit në të gjitha zonat e shërbimit./ Gazeta e Prizrenit


Burimi: gazetaeprizrenit

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit