Ende vazhdon kaosi në Aeroportin “Heathrow” të Londrës


E diel, 28 Maj 2017

Kjo agjenci është goditur nga një dështim mbarëbotëror në sistemin kompjuterik informativ të shtunën, duke shkaktuar anulimin dhe vonimin e fluturimeve për mijëra udhëtarë.

Nisjet sot nga aeroporti “Gatwick” janë shtyrë, por asnjë nuk është anuluar.

Agjencia u ka bërë thirrje njerëzve që ta kontrollojnë statusin e fluturimeve para se të nisen për në aeroport.

“British Airways” u ka kërkuar falje udhëtarëve për këtë problem, i cili besohet se është shkaktuar nga një problem me sistemin e furnizimit me energji elektrike të IT-së, transmeton Express.

Sot nga ora 07.00 deri në 12.00, 143 fluturime të “British Airways” janë caktuar të nisen nga aeroportet e Londrës “Heathrow” dhe “Gatwick”.

Deri tani vetëm 90 janë nisur nga “Heathrow”, ndërsa 36 janë anuluar.

Ndërsa në “Gatwick”, 17 fluturime janë nisur dhe asnjë nuk është anuluar. 

Etiketa: , ,