Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ende vazhdon të jetë e pakontrolluar nafta në tregun kosovar

Prizren Post | 11:27 - 22.02.2014

Qe dy vite cilësinë e naftës që importohet në Kosovë e kontrollon një trup inspektues që nuk është fare i akredituar për këtë punë. Cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës e monitoron trupa inspektuese “Saybolt pan Adriatiku”, kompani kroate kjo që vepron në tregun e Kosovës. Kjo trupë bën monitorimin e cilësisë së karburanteve të lëngëta të naftës, edhe pse nuk është e akredituar për të kryer këtë procedurë.

Që nga fillimi kompania kroate ishte e përkëdhelur e MTI-së, pasi që veproi 8 muaj pa akreditim, e këtë të fundit e mori më 22 tetor të vitit 2012.Por, përveç kësaj, kjo trupë inspektuese po ashtu ushtron aktivitete për të cilat nuk është akredituar fare./zeri/


Arivisti Company