Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Eqrem Kryeziu – kandidat i LDK-së për kreun e Prizrenit

Prizren Post | 19:47 - 08.07.2013

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë, 8 korrik – Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vijuar diskutimet për nominimet e kandidatëve për kryetarë komunash dhe për listat e kandidatëve për Asambletë komunale.

Pas diskutimeve të zhvilluara në terren, si dhe në bazë të propozimit të Degës, Kryesia e LDK-së, në mënyrë unanime, vendosi që prof. dr. Eqrem Kryeziu të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, thuhet nënjë komunikatë të LDK-së.

Kryesia po ashtu formoi ekipet punuese, të cilat do të bashkëpunojnë me degët për të identifikuar edhe kandidatët e tjerë për kryetarë komunash në degët e tjera.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company