E diel, 22 Dhjetor 2013
Kryeministri i Turqisë Erdogan akuzoi fuqitë e huaja për komplot kundër qeverisë, duke iu thënë ambasadorëve të huaj, “Ne nuk jemi të detyruar t’iu mbajmë në vendin tonë”
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan iu drejtua turmës që ishin mbledhur për ta përshëndetur në qytetin turk Samsun pas mbërritjes së tij në aeroportin e qytetit Carsamba.
Erdogan është pritur shumë që të deklarohet publikisht për rastin anti-ryshfet që ka mbërthyer vendin këtë javë, pasi dhjetëra njerëz duke përfshirë edhe biznesmenë të lartë, bankierë dhe burokratë aleatë me partinë AK u arrestuan në Stamboll si pjesë e një hetimi për korrupsion.
Duke folur mbi operacionet Erdogan tha: “ Akuzat e fundit kundër qeverisë turke janë vepër e nënkontraktorëve ndërkombëtarë dhe vendor. Ky është një veprim kundër qeverisë dhe është një operacion i kryer nga dy forcat e jashtme dhe e brendshme.”
Duke vënë në dukje se forcimi i Turqisë është shqetësues për rivalët e tij, Erdogan ka portretizuar në mënyrë të qartë besimin e tij se elemente të huaja kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë. Megjithatë, ai tha: “Ligji do të merret me këto raste në përputhje me rrethanat. Shqetësimi ynë është që ligji të funksionoj si duhet dhe se avokatët të veprojnë në përputhje me ligjin.”
Lufta kundër korrupsionit
Erdogan kategorikisht mohon akuzat kundër korrupsionit, duke përmendur faktin se GDP e Turqisë është rritur tri deri në katër herë gjatë qeverisjes së tij, si dhe një numër i projekteve zhvillimore janë përfunduar gjatë mandatit të tij. Ai pyeti: “ Si mund të katerfishohen të ardhurat kombëtare në një vend ku korrupsioni është i përhapur?”
Pas largimit nga Samsun, Erdogan vazhdoi rrugën për në Ordu, ku ai përsëri iu drejtua turmës së mbështetësve. Atje, ai përsëriti qëndrimin e qeverisë së tij kundër korrupsionit, duke thënë: “ Ne nuk kemi treguar tolerancë ndaj korrupsionit për 11 vjet dhe ne kurrë nuk do të tolerojmë. Lufta jonë kundër korrupsionit është ajo që partia AK bënë.” Ai shtoi, “në qoftë se ka gabime individuale, atëherë kjo është tokë e ligjit.”
‘Luftë e papastër’
Një lojë e ndyrë është ngritur kundër qeverisë tonë. Kjo lojë është duke u luajtur kundër vullnetit tonë kombëtar,” tha ai. “ Ne do ta ndërprejmë këtë lojë ashtu si i ndërpremë trazirat në Gezi Park. Kjo është një lojë ndërkombëtare. Kanë ngritur banda në vendin tonë.”
Duke iu referuar synimit të Halkbank, ai tha: “Çfarë duan nga Halkbank? Ata duhet të kenë guxim të tregojnë se kujt janë duke i shërbyer.”
Akuzohet ambasadori i SHBA-ve
Ambasadori i SHBA-së në Turki, Francis Riciardone, ka qenë në qendër të skandalit të fundit, shumë kanë komentuar se SHBA qëndron pas tërë kësaj. Kjo vjen pasi menaxheri i përgjithshëm i Halkbank, Sulejman Aslan, është në mesin e të arrestuarve.
Halkbank ka tërhequr zemërimin se AIPAC, lobi pro-izraelit me bazë në SHBA, i cili nën presionin e 47 kongresmenëve amerikanë i ka shkruar letër Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Thesarit në SHBA duke bërë thirrje për një veprim kundër bankës për shkeljen e sanksioneve kundër Iranit. Ministri i Ekonomisë Zafer Caglayan kohët e fundit njoftoi se Turqia ishte duke planifikuar për të ringjallur tregtinë e arit me Iranin pas një përmirësimi në marrëdhëniet midis Iranit dhe vendeve perendimore pas takimeve të P5+1 në muajin e kaluar.
Ambasadori amerikan Francis Riciardione, u raportua nga gazeta Star e Turqisë se ka thënë në një delegacion të diplomatëve evropianë me 17 dhjetor që Halkbank është paralajmëruar, dhe se ata shpejt do të ishin dëshmitarë të ‘rënies së një perandorie’. Riciardione, i cili u takua me kreun e opozitës kryesore turke Kemal Kiliçdaroglu këtë javë, mohoi se kishte pasur ndikim në bastisjet e fundit.
Në Samsun pa përmendur Riciardionen me emër, Erdogan tha: “Disa nga ambasadorët po sillen në mënyrë të provokuese. Mesazhi im për ta…shikone punën tuaj. Ne nuk jemi të detyruar që t’iu mbajmë në vendin tonë. Nëse ambasadorët tanë në vendet tuaja sillen si ju, na njoftoni. Ju nuk duhet t’i dëboni ata, ne vet do t’i thërrasim ata.”
Etiketa: Ambasadori Amerikan, Recep Tayyip Erdoğan, Turqi