E martë, 6 Janar 2026
![]()
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, gjatë së cilës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve, transmeton Anadolu.
Presidenti Erdogan i tha Al Nahyan-it se Turqia mbështet integritetin territorial, unitetin dhe solidaritetin e Jemenit dhe Somalisë dhe është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet që synojnë sigurimin e paqes dhe stabilitetit.
Turqia, shtoi Erdogan, po punon për t’i dhënë fund tragjedisë humanitare në Gaza, duke theksuar se duhet të ndërmerren sa më shpejt hapa për rindërtimin e enklavës.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale

