“Erdogan duhet të kërkojë falje”


E premte, 25 Tetor 2013

Deklarata e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, se “Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë” ka nxitur reagimin e autoriteteve serbe. Zv.kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka bërë thirrje Erdoganit që urgjentisht të kërkojë falje.

“Konsideroj se kjo deklaratë është skandal i madh dhe i bëj thirrje Turqisë dhe kryeministrit të saj, Erdogan, të kërkojë falje publike. Kjo është një sjellje e papranueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe duhet të shohim se cilat do të jenë reagimet e shteteve të tjera”, ka thënë Vuçiç, raportojnë mediet serbe.

Të enjten reagoi edhe Ministria e Jashtme e Serbisë, duke thënë se “të gjithë në botë e dinë se Kosova është fjalë serbe dhe territor serb, madje edhe ata që kanë pranuar këtë shtet”. Erdogan e ka bërë deklaratën gjatë qëndrimit në Kosovë, me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës. /REL/

Etiketa: ,