Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Erdogan i kundërpërgjigjet shteteve arabe: S’i lëvizi trupat ushtarake nga Katari

Prizren Post | 13:44 - 25.06.2017

Ankara – Duke folur pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, presidenti turk Erdogan e ka quajtur si mungesë respekti kërkesën dhe ka thënë se Turqia nuk do t’i kërkojë leje të tjerëve kur të bëjë marrëveshje për bashkëpunim rreth mbrojtjes.

“Të kërkosh që Turqia t’i largojë ushtarët është fatkeqësisht mos respekt ndaj Turqisë”, ka thënë ai.

Erdogan ka insistuar se Turqia do të vazhdojë ta përkrahë Katarin kundër sanksioneve të shumta me të cilat është përballur qëkur vendet më të fuqishme arabe vendosen në fillim të këtij muaji që ta izolojnë Katarin mbi dyshimet se e përkrah terrorizmin dhe po mbanë marrëdhënie të mira me Iranin.


Etiketa:
Arivisti Company