Erdogan jep përgjigje për largimin e Hakan Sukurit nga partia e tij


E martë, 17 Dhjetor 2013

Kryeministri Erdogan, gjatë fjalimit të tij në Konia është pyetur nga gazetarët për dorëheqen që ditë më parë e bëri Hakan Sukur nga AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), ai dha përgjigje që shumë priteshin nga opinioni turk rreth largimit të Sukurit i cili më parë gjatë këtij viti ishte deklaruar se është shqiptar.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, rreth dorëheqjes së Hakan Sukurit nga AKP-ja tha:”Nëse ndahet nuk ndahet vetëm nga partia. Po të jetë i sinqertë atëherë ndahet edhe nga parlamenti nga të qenit deputet. Sepse nuk është se ka ardhur i pavarur në parlament. Gjë që duhet të bëhet në fakt është ajo që e kërkon edhe pjesa morale e punës. Por kjo nuk është gjë që mund ta zotërojë çdokush.” citoi Erdogan./Prizren Post/

Etiketa: , ,
Të fundit