Erdogan kërkon nga BE-ja vendosmëri kundër terrorizmit


E martë, 10 Maj 2016

Ankara – Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) publikoi një mesazh të publikuar me rastin e “9 Majit, Ditës së Evropës”, ku thotë se BE-ja duhet të demonstrojë një qëndrim më të vendosur në çështjen e luftës kundër terrorizmit.

Erdoan shprehet se “Dita e Evropës” përbën një rast kuptimplotë në aspektin e shqyrtimit të planeve për situatën aktuale dhe të ardhmen e Evropës. Ai ka theksuar më tej se BE-ja me vlerat themelore që mbron siç janë: demokracia, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, vlera që marrin në mbrojtje ekonominë dhe zhvillimin social, përbën një burim frymëzimi për shumë vende në botë.

Më tej në mesazhin e tij Erdoan shkruan “Rrethanat e shekullit të 21-të, problemet që jeton sot rajoni ynë dhe më gjerë, e bëjnë më të rëndësishme se asnjëherë tjetër që Bashkimi Evropian të ndjekë në këtë periudhë kritike një politikë të jashtme më konstante dhe të fuqishme në kuadër të një vizioni më të gjerë dhe të gjithanshëm. Është e një rëndësie të madhe që (BE) të demonstrojë një qëndrim të vendosur dhe parimor përballë krizës së madhe të migrimit, e cila buron nga rajonet e Sirisë, Irakut dhe rajonet e tjera të konflikteve”.

Duke tërhequr vëmendjen se Turqia, që nga dita e parë në emër të komunitetit ndërkombëtar, ka marrë përsipër përgjegjësi dhe se ka përmbushur detyrimet e saj humanitare, Erdoan ka theksuar se edhe në Evropë çdo ditë po forcohet e njëjta qasje solidarizimi.

Erdoan ka pohuar më tej se Turqia do të vazhdojë punimet e saj në bashkëpunim me BE-në për gjetjen e zgjidhjeve ndaj problemeve aktuale dhe për mos ripësëritjen e dhimbjeve të përjetuara.

“Urimet tona janë që Evropa të mos jetë një rajon e politikave strikte të emigracionit dhe një rajon i rritjes së diskriminimit kundër refugjatëve, intolerancës dhe islamofobisë. Ne besojmë se anëtarësimi në BE që është një objektiv i Turqisë, krahas luftës së suksesshme kundër sprovave në fjalë për rajonin, do të jetë burim i stabilitetit dhe frymëzimit. Ne si Turqi mendojmë se BE-ja duhet të mbajë një qëndrim më të vendosur në çështjen e luftës kundër terrorizmit. Shpresoj që liberalizimi i vizave, për hyrjen e të cilit në fuqi është rënë dakord, të eliminojë sadopak mërzitjen e krijuar për shkak të lënies së Turqisë të presë për më shumë se 50 vite para portës së BE-së; të jetë një hap pozitiv në drejtim të mbajtjes së premtimeve të bëra dhe të përshpejtojë procesin e pjesëmarrjes”, u shpreh Erdoğan.

Kreu i shtetit turk uroi që Dita e Evropës të shërbejë si një rast për paqe, qetësi dhe stabilitet në të gjithë kontinentet. /trt/

Etiketa: , ,