Erdoğan: Mjaft më, bëni mirë llogaritë se çka jeni!


E mërkurë, 24 Gusht 2016

erdogan

Ankara – Pas sulmeve të një pas njëshme me bomba nëpër qytetet në lindje të Turqisë bëri që Turqia të ndërmarrë operacione ushtarake bëri të ditur presidenti Erdogan, transmeton Prizren Post.

“Fatkeqësisht pas sulmeve të bërë nga ana siriane në vendin tonë, në Gaziantep, Kilis dhe në zonat përreth e solli situatën deri në këtë pikë. Tani thamë mjaft më dhe duhet t`i vihet një pikë kësaj pune dhe nga ora 04:00 e këtij mëngjesi filluan operacionet në këtë proces. Këtë punë duhet ta zgjidhim tani. ‘Turqia për Sirinë kështu, ashtu do të bëhet’ u them që ta bëjnë mirë llogarinë se çka janë.” tha Erdogan para të pranishmëve në sallën e kulturës dhe të kongreseve pranë pallatit presidencial në Bestepe.

I gjithë njerëzimi është përgjegjës për këtë

Erdogan foli edhe për luftën ndaj terrorizmit. “Nëse bota nuk gjen konsensus ndërkombëtarë kundër terrorit atëherë kjo është përgjegjësi njerëzore. Për këtë duhet të bëhemi bashkë. Ne që nga fillimi nga lidhjet e forta dhe të sinqerta që i kemi me popullin e Sirisë dhe përveç ndihmës nuk kemi bërë ndonjë aktivitet tjetër.” bëri të ditur presidenti turk./Prizren Post/