Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Erdogan: Në mënyrë paqësore do ta zgjidhim çështjen kurde

Prizren Post | 14:17 - 15.03.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Ankara, 15 mars – Procesi për zgjidhje paqesore të çështjes kurde në Turqi do të vazhdojë, deklaroi sot kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan.

Procesi është përshëndetur në Turqi dhe Qeveria do të vazhdojë të punojë në çështjen, pavarësisht asaj se sa do të kushtojë, deklaroi Erdogan në tubimin parazgjedhor në qytetin Batman në Turqinë juglindore.

Ai e akuzoi Partinë prokurde për Paqe dhe Demokraci e cila fitoi në zgjedhjet paraprake lokale në Batman se ata janë kundër procesit për zgjidhje të çështjes kurde.

“Me procesin për paqe Partia për Paqe dhe Demokraci është privuar nga manipulime dhe të rinj më nuk janë vrarë në sulme terroriste”, theksoi Erdogan. Nga fundi i vitit 2012 autoritetet turke zhvillojnë negociata për zgjidhje paqesore të konfliktit kurd.


Etiketa:

Bëni një koment