Erdogan përgëzon Thaçin për zgjedhjen në postin e Presidentit të Kosovës


E shtunë, 27 Shkurt 2016

Ankara – Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë mësohet se Erdoğan, i ka uruar suksese për detyrën e re Thaçit i cili u zgjodh President i Kosovës me me 71 vota.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, me anë të një bisede telefonike ka përgëzuar Presidentin e ri të Kosovës Hashim Thaçin, për zgjedhjen e tij në këtë post, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë mësohet se Erdoğan, i ka uruar suksese për detyrën e re Thaçit i cili u zgjodh President i Kosovës me me 71 vota.

Ndër të tjera theksohet se në bisedën mes Erdoğan dhe Thaçit është vënë në dukje edhe rëndësia e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Etiketa: , , , ,
Të fundit