Erdoğan: SHBA nuk duhet të jetë fole e FETO-s


E premte, 12 Maj 2017

Ankara – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot në Ankara deklaroi se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të paralajmëruar për 16 maj, me presidentin amerikan Donald Trump do të bisedojë për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, raporton Anadolu Agency.

“Ka informacione dhe dokumente të tjera që do të dorëzohen në lidhje me këtë. E respektoj vullnetin e Trumpit në lidhje me këtë çështje dhe ne në lidhje me këtë kërkesë do të shkojmë deri në fund. Sipas mendimit tim, SHBA-të nuk duhet të jenë fole dhe inkubator i FETO-s”, ka thënë Erdoğan para gazetarëve në Ankara në prag të nisjes për vizitë zyrtare në Kinë.

Etiketa: , , ,
Të fundit