Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Erdoğan: Vendosmëria jonë për luftën kundër çdo sulmi do të forcohet

Prizren Post | 10:07 - 18.02.2016

Ankara – “Ata që synojnë të largojnë popullin dhe vendin tonë nga synimet duke përdorur organizatat terroriste do të shikojnë që kanë gabuar”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me sulmin terrorist në Ankara ka deklaruar se: “Do të vazhdojmë me vendosmëri të luftojmë kundër pionëve dhe fuqive që qëndrojnë pas tyre të cilët kryejnë sulme të tilla terroristë që janë jashtë çdo kufiri njerëzor”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ata që synojnë të largojnë popullin dhe vendin tonë nga synimet duke përdorur organizatat terroriste do të shikojnë që kanë gabuar. Çdo dëshmorë dhe çdo veteran është një tregues i qartë që kjo tokë është përjetësisht atdheu jonë, që flamuri jonë nuk do të zbresë kurrë, që ezani nuk ka për tu ndalur dhe atdheu jonë nuk do të copëtohet kurrë”- u shpreh Presidenti i Turqisë.

Në vazhdim Presidenti Erdoğan tha se: “Vendosmëria jonë për luftën kundër çdo sulmi të brendshëm apo të jashtëm ndaj të ardhmes dhe unitetit tonë me këto sulme do të fuqizohet dhe forcohet. Duhet të dihet që Turqia nuk do të stepet në përdorimin e të drejtës së vetëmbrojtjes në çdo vend, gjithmonë dhe në çdo situatë”.


Etiketa:
Arivisti Company