Është zhdukur ambasadori i Greqisë në Brazil


E shtunë, 31 Dhjetor 2016

Brazilia – Policia braziliane të enjten deklaroi se janë duke hetuar zhdukjen e ambasadorit të Greqisë, Kyriakos Amiridis, i cili për herë të fundit është parë të hënën vonë, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënës i policisë për mediat lokale tha se zhdukjen e tij e ka rapoprtuar një i afërm i diplomatit në Nova Iguacu, 40 kilometra në veri të Rio de Janeiro, ku gruaja e tij thuhet se ka një apartament në këtë zonë.

Amiridis (59), jeton në kryeqytetin Brazilia, por udhëtoi me gruan e tij për në Rio, ku kishin planifikuar që të kalojnë pushimet deri në javën e dytë të janarit, thonë autoritetet.

Komisioneri i policisë Evaristo Pontes tha se është e pamundur që ambasadori të jet rrëmbyer.

“Ne nuk punojmë në këtë hipotezë. Hetimi është duke u zhvilluar në disa drejtime, por këtë drejtim nuk jemi duke e ndjekur. Rrëmbyesit deri më tani do të kishin vendosur kontakte”, tha ai.

Ministria e Jashtme greke ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka kërkuar “mobilizimin e plotë të të gjitha autoriteteve të Brazilit”, duke mos dhënë detaje të tjera.

Amiridis karrierën e tij si diplomat e filloi në vitin 1985 në Athinë dhe u emërua ambasador në Brazil në vitin 2016.

Para se të marrë postin, ai ishte ambasador në Libi dhe ka punuar si konsull në Rio nga viti 2001 deri në vitin 2004.

Etiketa: ,