Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Euro-humoristi Hahn: S’ka liberalizim pa zgjidhjen e disa çështjeve

Prizren Post | 17:38 - 17.05.2016

Prishtinë – Komisionari Johannes Hahn, pas takimit që pati me liderët e partive në Kosovë, tha se u ka bërë të qartë atyre se pa plotësimin e disa kushteve, nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Han tha se në demokraci është e domosdoshme të ketë kompromis. Megjithatë, komisionari tha se ka parë një përkushtim te të gjitha partive politike për zhvillimin e Kosovës.

“Edhe njëherë faleminderit për interesimin. Ne e patëm një diskutim të parë shumë intensiv. Ishte një përkushtim i qartë i të gjitha partive politike për zhvillimin e Kosovës, natyrisht të fushave të ndryshme. Unë isha shumë i qartë që është për mbajtur vrullin që ka fituar Kosova në këto muajt e fundit në perspektiven evropiane. Në demokraci është përherë e domosdoshme të ketë kompromis. Një kompromis do të thotë që pjesë të ndryshme të japin nga diçka në mënyrë që të kemi një rezultat të përbashkët. Që do të thotë se secili mund të gjejë veten në rezultat, në përfundim. Dhe kjo është përfundimisht diçka që ne duhet të punojmë më tepër në të, në çështjet konkrete lidhur me liberalizimin e vizave. Unë isha shumë i qartë se pa zgjidhjen e disa çështjeve nuk do të ketë liberalizim të vizave. Nëse do të ketë diskutime të tjera, kjo po që është e mundur por unë isha shumë i qartë rreth kushteve”, tha Johannes Han./KosovaPress/


Etiketa:
Arivisti Company