Europol arreston 107 persona për trafikim të njerëzve


E hënë, 24 Korrik 2017

Në operacionin e udhëhequr nga policia e Austrisë, me përfshirjen e agjencive të zbatimit të ligjit nga 22 vende të Bashkimit Evropian dhe të palës së tretë, hetuesit i kishin marrë në shënjestër “grupet e krimit të organizuar për trafikimin e individeëve të ndjeshëm për shfrytëzim seksual”, theksohet në kumtesën e Europolit, raporton agjencia DPA.

Kombësia e viktimave dhe e të dyshuarve sugjeron se numri më i madh i rrjeteve të trafikimit në BE është nga Nigeria, Amerika Jugore dhe Evropa Lindore, thotë Europoli.

Ky hetim ishte i një shkalle tejet të gjërë: janë kontrolluar më se 125 mijë njerëz në afro 4 mijë lokacione, përfshirë edhe rajonet e prostitucionit, shtëpitë publike dhe sallonet e masazhit.

Europol thekson se “kujdes special” u është kushtuar shpalljeve në Internet ku janë vërejtur viktimat e shfrytëzimit seksual.

Etiketa: