Evropa pas maskës ‘’demon-kraci’’ tregoi fytyrën e vërtetë të saj!


E hënë, 3 Prill 2017

Savash VELIU

​Sa bukur është shprehur Gandi: “Evropa është përplotë me të marrë e gjeni në të njëjtën kohë, gjenitë e saj janë të marrët, gjenialiteti i tyre është përzier me çmendurinë”!

Në Evropë kur janë në pyetje turqit, shqiptarët dhe boshnjakët, atëherë fillojnë të bëjnë selektimin e demokracisë në standarde të dyfishta shoveniste. Atë demokraci që e përdorin për veten e tyre perendimorët, nuk e vënë në përdorim për ata që nuk i takojnë kulturës dhe civilizimit të tyre.

Në mbarë Evropën janë ndaluar me ligj mbajtjet e tubimeve pro referendumit në Turqi.
Por në anën tjetër në vendet perendimore lejohen të mbahen tubime kundër referendumit në Turqi të mbështetura nga strukturat terroriste, kjo tregon që në perendim nuk ka pasur kurrë demokraci të vërtetë, pra kemi të bëjmë me demokraci me standarde të dyfishta morale dhe demokratike.

Që vendet perendimore vuajnë akoma edhe sot nga fashizmi, nazizmi, racizmi e shovenizmi, nuk do koment. Perëndimorët janë ata që bënë dy luftëra botërore, këta e bënë edhe Holokaustin, perëndimorët ishin ata që kolonizuan vendet afrikane dhe aziatike ku plaçkitën dhe vranë miljona njerëz. Perëndimorët janë ata që shpikën komunizmin. Perëndimorët janë ata që hodhën bombat atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki, pikërisht këta holandezët janë ata që lejuan në prezencën e ushtrisë së tyre, të masakrohen në Srebrenicë mbi 8 mijë civilë musliman të paarmatosur nga paramilitarët e Mlladiçit dhe Karaxhiçit. Pikërisht është kjo Evropa që i ndau shqiptarët në gjashtë shtete, dhe i la popullin më të varfur e më të paditur në Evropë, falë regjimeve të instaluara antishqiptare.

Tani Presidenti turk Rexhep Taip Erdogani i ka marrë punët shumë seriozisht kur bëhet fjalë për raportet me perëndimin. Turqia tani tregohet si një fuqi botërore që ka kapacitet për ta marrë Ballkanin, ajo herët a vonë do ta bëjë, për ketë gjë janë të vetëdijshëm perëndimorët, prandaj shqetësohen.

Zgjedhjet mbaruan në Holandë. Këtu nuk shihni ndryshim midis socialdemokratëve dhe fashistit Wilders. Të gjithë kanë të njëjtën mendësi. Gjithashtu e gjithë Evropa egoiste është e ngërthyer në këtë sëmundje ngjitëse së cilës iu bashkangjit edhe gjermania Merkeliste të cilës seriozisht në zgjedhjet e rradhës po i tundet kolltuku.

Ku do të shkoni? Ku po e çoni Europën? Ju keni filluar ta shembni Europën. Po e çoni Europën në humnerë. Luftëra fetare do të fillojnë shpejt në Europë”. Ishinë fjalëtë më tronditëse të bërë deri më sot nga ministri turk për atë çka e pret Europën në të ardhmen e afërt.

Sot Evropa profane në 60 vjetorin e themelimit në Romë, gjegjësisht në Vatikan në dukje mbajti Requiem’in e fundit të tij nën bekimin e Papës Françesku duke dhënë sinjale se i është futur rrugës pa kthim si gjatë viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar kur në gjirin e saj ngriti fashizmin dhe nazizmin që e çon drejt shpërbërjes e në luftëra fetare.

Ka kohë që Turqia ngjalli frikë në Evropë me projektet gjigande që ka realizuar e që do ti realizoj si: “Kanali i Stambollit”, “Aeroporti i 3-të”, “Ura e Sulltan Javuz Selimit”, me tunelet (për metro dhe automjete) që bashkojnë dy anët e Stambollit duke kaluar nën Ngushticën e Bosforit, Ura e ‘Canakkalasë 2023’, sërish Tuneli nën Bosfor për këmbësor dhe motoçikleta e shumë megaprojekte shekullore tjera.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,