Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Facebook kalon shifrën e 1 miliard përdoruesve aktivë

Prizren Post | 10:28 - 25.04.2014

New York, 25 prill – Facebook ka nxjerrë rezultatet e saj të fundit mbi tremujorin e parë të vitit 2014. Ajo njoftoi se ka arritur 1.28 miliardë përdorues aktivë mujorë, dhe më shumë se 1 miliardë përdorues aktivë mujorë në celularë, gjatë këtij tremujori. Rrjeti social kaloi për herë të parë shifrën e 1 miliardë përdoruesve aktivë mujorë që përdorin aplikacionet e saj në celularë.

Në janar, Facebook tha se kishte pasur 945 milionë përdorues aktivë mujorë gjatë tremujorit të fundit të vitit 2013, dhe se ishte një rritje e madhe krahasuar me të njëjtin tremujor një vit më parë. Përveç shifrave të përdoruesve, Facebook publikoi edhe të ardhurat prej 2.6 miliardë dollarësh dhe fitimet për çdo aksion me 34 cent. Në tremujorin e një viti më parë, Facebook raportoi 1.45 miliarda të ardhura dhe fitimet me 9 cent për çdo aksion.

Facebook tha se shumica e këtyre të ardhurave vijnë nga reklamat në pajisjet mobile. Tani që Facebook është një kompani publike, do të rrisë më shumë numrin e përdoruesve aktivë me instalimin e aplikacioneve të tjera, dhe shtimin gjithashtu të reklamave. Facebook si duket po planifikon të prezantojë disa aplikacione më vete gjatë këtij viti. Poshtë është një grafik mbi të ardhurat e Facebook-ut gjatë tremujorit të parë të vitit 2014./zeri/


Arivisti Company