Faljet e dyshimta të presidentit të hetohen deri në fund


E mërkurë, 19 Gusht 2020

PRISHTINË – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Thaçi i cili liroi nga burgu një person që po pretendohet se është dëshmitar i vdekjes së Astrit Deharit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ish-kryeministri Kurti ka thënë se nuk i din ende arsyet e vërteta pse presidenti i Republikës i ka shkurtuar dënimin një vrasësi të dyfishtë, i cili për më tepër i ka marrë jetën një fëmije 13 vjeçar.

Kurti ka bërë thirrje që të gjithë këta zyrtarë të japin dëshmi në lidhje me procesin dhe që kjo falje, si dhe të gjitha faljet e dyshimta të presidentit, të hetohen dhe të zbardhen deri në fund, qoftë nga ana e organeve të rendit, qoftë nga ana e një komisioni të posaçëm të Kuvendit për hetim parlamentar.

Etiketa: , , , ,