Familja Makolli dyshon se biri i tyrë është vrarë


E martë, 4 Prill 2017

Suharekë – Naser Makolli, që ndërroi jetë të hënën rreth orës 13:00 në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, ishte duke e kaluar muajin e 14-të në paraburgim, për shkak se dyshohej për vrasje të rëndë në ndihmë, të kryer në Sopi të Suharekës, në janar të vitit të kaluar.

E gruaja e tij dyshon se burri iu vra në qendrën e paraburgimit në Lipjan, njofton Klan Kosova.

Suzana, që ishte në vizitë në qendrën e paraburgimit në Lipjan para dhjetë dite, pohoi se Naser Makolli nuk kishte marrë mjekimin e duhur.

Përveç që ishte shok dhome në qendrën e paraburgimit në Prizren, Naser Makolli ishte i pari që e pa të vdekur ish aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Deharin.

E vajza e tij 19 vjeçare, Diellza, ka thënë hapur qe vrasja e Naserit ka lidhje me atë të Deharit.

Etiketa: ,