Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Farsa e zgjedhjeve në Siri, Assadit 10 milionë vota

Prizren Post | 12:39 - 05.06.2014

Damask – Bashar al-Assad arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale siriane, duke siguruar një mandat të tretë shtatë vjeçar, ndërkohë që është përfshirë në një luftë të përgjakshme civile kundër kryengritjes që synon largimin e tij nga pushteti.

Kryetari i Parlamentit të Sirisë, Mohamad Laham tha se mbi 10 milionë vetë votuan për zotin Assad në zgjedhjet e së martës, duke i dhënë atij mbi 89% të votes. Pjesëmarrja u regjistrua në 73%. Këto zgjedhje u zhvilluan vetëm në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Por, ndërkohë që në Damask shpërthyen festimet, Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Bashkimi Evropian i kritikuar ashpër zgjedhjet. Zoti Kerry u shpreh se zgjedhjet ishin “një zero e madhe” duke thënë se nuk mund të konsiderohen të drejta pasi “nuk mund të zhvillohen zgjedhje aty ku miliona vetë nuk kanë aftësinë për të votuar”.

Qeveria është përpjekur t’i prezantojë këto votime si një zgjidhje demokratike për konfliktin tre vjeçar sirian./zhurnal/


Etiketa:
Arivisti Company