Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Fatmiri e Zafiri bashkë në zgjedhjet nacionale

Prizren Post | 20:22 - 28.04.2014

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, janë bërë bashkë të hënën në Prizren. Ata iu kanë dërguar “selame”, liderëve të partive tjera politike, se pas zgjedhjeve nacionale në Prizreni mund të vijnë vetëm si turistë.
Limaj tha se dy subjektet politike do t’ia kthejnë qytetarëve Prizrenin.

“BD-ja dhe Nisma për Kosovën besoj që përfundimisht edhe për skeptikët e bëjnë të qartë se disa në Prizren mund të vijnë vetëm si turistë”, tha Limaj.

“Angazhimi i këtyre dy partive është që Prizrenit t’i kthehet prizrenasve dhe jo të dirigjohet më nga Prishtina”, tha lideri i Nismës për Kosovën, transmeton PrizrenPress.

Ndërkaq, Jakup Krasniqi, tha se Nisma për Kosovën dhe Bashkimi Demokratik, do të ndalin politikat që nuk prodhojnë siguri dhe stabilitet.

Edhe kryetari i BD-së, Zafir Berisha tha se dy subjektet politike janë bërë bashkë për të ndërtuar shtetin e Kosovës.

“Sot jemi bashkë për bërjen e shtetit, që po degradohet nga klika politike që i ka degraduar vlerat demokratike”, tha Berisha.


Arivisti Company