Fazliu: Mos harroni, Car Dushanin e mbron kryeministri!


E enjte, 30 Janar 2014

Shkup, 30 janar- Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, ka thënë në Parlament se temë tjetër me rëndësi është shtatorja e Car Dushani. “Me ata tokmakët e BDI-së u krijua një huti edhe për këtë çështje.

Por, dilemën e pastroi vetë kryeministri kur tha se Car Dushanin e ka vendosur gjithë Qeveria dhe është legal. Dhe për Car Dushanin u shpallën të gjithë ministrat e BDI-së heronj për këtë projekt. Kur jemi tek Serbia, nuk është vetëm Car Dushani, Daçiçin e kemi shumë shpesh këtu.

Maqedoninë e ka bërë si konka të vetin”, ka thënë Fazliu. Sipas tij, pas marrëveshjes për bashkëpunim ndërpolicor dhe gjyqësor mes Serbisë dhe Maqedonisë, tani edhe ambasadat do i bëjnë të përbashkëta. “Kështu si ia kanë nisur mezi presim se cila do të jetë surpriza e radhës që do të na bëjnë sa i përket bashkëpunimit me Serbinë”, ka thënë ai./zhurnal/

Etiketa: ,