Federer mposht Nadal-in në finalen spektakolare të Australian Open


E diel, 29 Janar 2017

Asi zviceran i tenisit Roger Federer ka fituar turneun e parë Grand Slam të këtij viti në Australian Open në Melburn, ku në finalen spektakolare sot mposhti njërin nga rivalët e tij më të mëdhenj Rafael Nadal 3:2 në sete, raporton Anadolu Agency (AA).

Federer në hapje të ndeshjes ishte më i mirë dhe fitoi setin e parë 6:4, ndërsa Nadal ngriti nivelin e lojës dhe fitoi setin e dytë 6:3.

Në setin e tretë, zviceriani Federer dominoi në vijat bazë, për çka flet edhe rezultati i kësaj pjese të lojës 6:1 në favor të tij. Kjo nuk e dëshpëroi Nadalin dhe në setin e radhës përsëri kthehet në formë dhe fiton setin e katërt 6:3.

Setin i pestë dhe vendimtarin Nadal e hapi duke marrë ‘tiebreak’ e kundërshtarit, por Federer shpejt kundërpërgjigjet duke marrë gjuajtjen e Nadalit 3:3. Deri në fund të seti vazhdoi një triler emocionuas, i cili përfundoi 6:3 në favor të Federer.

Kjo ishte përballja e tyre e nëntë në finale të një turneu Grand Slam, e cila përfundoi me fitoren e Federer me rezultatin 3-2 në sete (6:4, 3:6, 6:1, 3:6, 6:3).

Dy ish-tenistët e parë të botës në Australian Open u ballafaquan në finale në vitin 2009, dhe atëherë në ndeshjen prej pesë setesh triumfoi Nadal. Edhe dy herë tjera Nadal pati mposhtur Federerin në Australian Open edhe atë në gjysmëfinale në vitin 2012 dhe 2014.

Nadal dhe Federer deri më tani kanë luajtur 35 ndeshje dhe raporti është 23-12 në favor të spanjollit. Në finalen e turneut Grand Slam kanë luajtur nëntë herë, kurse raporti është 6-3 në favor të Nadal-it

Federer në karrierën e tij ka18 tituj të kampionit Grand Slam, ndërsa Nadal ka mbetur me 14 tituj. Në Melburn, Nadal ka fituar vetëm një herë në vitin 2009, kurse Federer pesë herë.

Etiketa: , ,