Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të mbajnë maska në fytyrë shkaku COVID-19


E shtunë, 22 Gusht 2020

Fëmijët mbi 12 vjet duhet të mbajnë maska sa herë që të dalin jashtë shtëpisë, për shembull në tubime publike, si një mjet për të luftuar COVID-19, shkruan në udhëzimet e reja të agjencive botërore të shëndetit dhe të drejtave të fëmijëve.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) nuk u kanë rekomanduar të mbajnë maska fëmijëve midis moshës 6 deri në 11 vjeç, por kjo duhet të merret në konsideratë në zona me një ritëm intensiv të transmetimit të virusit dhe në raste të veçanta, siç janë shkollat, raporton brusselstime.

Sidoqoftë, ka situata kur maska mund të “ndërhyjë ndjeshëm në procesin e të mësuarit dhe të ketë një ndikim negativ në aktivitetet e rëndësishme të shkollës”, thanë ekspertë ndërkombëtarë që skicuan udhëzimet, transmeton Telegrafi.

Fëmijët e vegjël nuk duhet të detyrohen të vendosin maska sepse disa prej tyre nuk dinë t’i vendosin apo se si t’i heqin.

Etiketa: , , , , ,
Të fundit