Ferrari 458 Speciale A: Merimanga më e rrezikshme e Italisë


E hënë, 29 Shtator 2014

ferrari

A do të thotë aperta, që në italisht siç mund ta dini do të thotë e hapur, teksa ky edicion i Speciale spider, megjithëse nuk teknologji hibride apo dyer të ngritura, pritet të marrë të gjithë vëmendjen e motorshow-t të Parisit.

Vjen pas një modeli të ngjashëm si Scuderia 16M, thjesht duke i hequr tavanin super-makinës së dekadës së kaluar. Por ndryshe nga 16M, ka më shumë siguri sesa 458 Spider, me 50kg më shumë përforcime sigurie. Speciale A peshon1445kg.

Nën lëkurën e saj fuqia dhe elektronike e Speciale-s mbeten të paprekura. Kjo do të thotë që motori 4.5-litra, V8, me 597 kuaj-fuqi mund të kapin 0-62 milje në 3 sekonda, gjë është e njëjtë me Speciale-n pararendëse, megjithë peshën e shtuar. Ajo mburret gjithashtu me të njëjtën kohë xhiroje në pistat e kopshtit të pasim të Ferrarit.

Motorit të lavdishëm i shtohem kambio me 7 shpejtësi dhe 2 modele kurse nga lukset e shoferit përfshihet sistemi SSC për formimin e harqeve të zeza nëpër kthesa.

E bazuar në makinën më ekstreme të Ferrarit, berlinetta V8, edhe Speciale A është natyrisht më e shpejta e më aerodinamikja.

Çmimet ende nuk kanë dalë por 458 Spider kërkon 25,000 euro mbi çmimin bazë, prandaj sipas llogaritjeve pika e nisjes është rreth 270,000 euro për Speciale A. Por kjo nuk ka rëndësi pasi ka Ferrari ka mjaft justifikime për të ngritur pak çmimet e tyre.

Speciale458 duket si makina e fundit e frymëzuar që del nga Maranello, dhe mund të vijë që vitin tjetër me një palë turbo dhe uturimën karakteristike të motorit. Ndryshe nga Coupe, vetëm 499 modele do të shiten, duke e bërë edhe më të rrallë se LaFerrari.

Të fundit