FETO në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi terrorizmin


E enjte, 20 Korrik 2017

Washington – Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin mbi terrorizmin për secilin shtet për vitin 2016, në të cilin, në përshkrimin e Turqisë, për herë të parë përmendet organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency.

Përveç kësaj, në këtë raport flitet edhe për degën siriane të organizatës terroriste PKK-PYD/YPG.

Flitet edhe për luftën e Turqisë kundër organizatave terroriste e cila ende vazhdon, kryesisht kundër PKK dhe DEASH-it.

Raporti kujton se Këshilli i Sigurimit Kombëtar turk më 26 maj 2016 shpalli FETO-n organizatë terroriste.

“Qeveria konsideron përgjegjëse lëvizjen Gylen tentimin e grusht shtetit të kryer më 15 korrik në të cilën u vranë mbi 240 persona dhe u plagosën mbi 2.100 të tjerë”, thuhet në raport.

Duke iu referuar të dhënave të institucioneve relevante, theksohet se nga “22 nëntori janë pezulluar mbi 86.000 punonjës të sektorit publik, që janë të lidhur me organizatën terroriste FETO dhe se nga 8 tetori u arrestuan rreth 35.000 njerëz të cilët janë të lidhur me këtë organizatë”

Në Turqi në vitin 2016 u arrestuan 1.204 persona të lidhur me DEASH-in

Gjithashtu në raport janë cekur hapat individuale të ndërmarra nga Ankaraja në luftën kundër organizatave terroriste dhe të huajve që luftojnë në anën e organizatave terroriste.

Duke iu referuar të dhënave të Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, theksohet se pjesëtarët e forcave të sigurisë të vendit nga janari deri më 23 nëntor të vitit 2016 kanë ndaluar 3.089 njerëz të cilët lidhen me DEASH-in, prej të cilëve 1.381 huaj.

Nga 1.204 të arrestuar, në mesin e tyre ka edhe 618 të huaj

Aty flitet edhe rreth ofensivës “Mburoja e Eufratit”, të cilën Turqia e ndërmori në gusht 2016 kundër organizatës terroriste DEASH. Gjithashtu theksohet edhe pjesëmarrja e këtij vendi në koalicionin botëror në luftën kundër DEASH-it.

Në pjesën e raportit ku flitet për luftën e Turqisë kundër luftëtarëve të huaj, thuhet se qeveria ka zgjeruar listën e atyre që e kanë të ndaluar hyrjen në vend, dhe se kanë themeluar njësitin për vlerësimin e rrezikut, ashtu që në aeroporte, stacionet e autobusëve, vendkalimet kufitare dhe porte, të zbulohen të huajt të cilët dyshohen se janë terroristë.

PYD përsëri nuk është emëruar si organizatë terroriste

Raporti gjithashtu kujton se PKK në vitin 2016, ka vazhduar me sulmet terroriste në Turqi.

Sipas AA-së Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), nga korriku 2015, kanë vrarë, plagosur apo kapur 8.000 terroristë të PKK-së.

Nga ana tjetër, në këtë periudhë, në sulmet e PKK-së kanë rënë dëshmorë mbi 750 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Po ashtu theksohet fakti se dega e PKK-së, “Shqiponjat e lirisë të Kurdistanit” (TAK), ka intensifikuar sulmet ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë, infrastrukturës, objekteve turistike. Situata është e ngjashme edhe me grupin terrorist marksist-leninist DHKP-C.

Në raport, dega siriane PYD/YPG nuk është regjistruar në listën e organizatave terroriste.

“Qeveria turke, disa organizata në vend i ka shpallur organizata terroriste. Këto organizata janë Hezbollahu turk, Partia Komuniste e Turqisë/marksiste-leniniste (TKP/ML), Ushtria Çlirimtare punëtore-fshatare e Turqisë (TIKKO) dhe Partisë Komuniste marksiste-leniniste (MLKP).

Përveç kësaj, Turqia, Partinë e Unitetit Demokratik (PKK) në Siri dhe krahun e saj ushtarak YPG, e konsideron si organizatë terroriste të lidhur ngushtë me PKK-në”, thuhet në raport.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply