FIFA dënon Suarezin me 9 ndeshje dhe katër muaj larg futbollit


E enjte, 26 Qershor 2014

Luis Suarez është dënuar me nëntë ndeshje pezullim nga FIFA pas kafshimit ndaj Giorgio Chiellinit dhe katër muaj larg çdo aktiviteti të futbollit.

Edhe pse pritej një dënim shumë i rëndë, gati deri në dy vjet, Luis Suarez ka marrë një dënim më të lehtë nga FIFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka njoftuar se ka dënuar sulmuesin e Uruguait me nëntë ndeshje me Uruguain pas kafshimit që i dha mbrojtësit italian, Giorgio Chiellini.

Ai gjithashtu u dënua me katër muaj larg çdo aktiviteti të futbollit që organizojnë FIFA dhe organizatat tjera përkatëse.

Kësisoj, Suarez nuk do të luajë as me skuadrën e tij, Liverpool, gjerë në tetor të këtij viti.

Etiketa: ,
Të fundit