Filharmonia e Kosovës do të hap sezonin artistik me anë të një koncerti


E premte, 16 Shtator 2022

PRIZREN – Filharmonia e Kosovës do të hap sezonin artistik 2022/2023 me anë të një koncerti.

Lidhur me këtë sot do të mbahet një konferencë për media duke filluar nga ora 17:00 në Atelienë (përballë Sallës së Kuqe) të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Hapja e sezonit do të bëhet të shtunën prej orës 20:00 me interpretimin e veprës “Monade” në kinemanë “Lumbardhi” në Prizren.

” ‘Monade’ është suitë simfonike për piano, orkestër, kor, solistë dhe multimedia e kompozuar nga kompozitori, pianisti dhe poli-instrumentisti Robert Bisha. Pas performancës në solo piano ‘Home Neverland’ në vitin 2020, Bisha u rikthye në Prizren këtë pranverë për një rezidencë artistike, ku filloi procesin e hulumtimit dhe kompozimit, duke u njoftuar me historinë e Kino Lumbardhit dhe rrethanat e ndryshueshme përgjatë 70 viteve të saj, përmes studimeve dhe takimeve me pjesëtarë të komunitetit artistik”.

“Duke u nisur nga ky kërkim, ai kompozoi “Monade”, ku kinemaja konsiderohet si një instrument i përfshirë në orkestër. Kino Lumbardhi merret si epiqendër për shqyrtimin e tematikave kyçe që i përkasin historisë së qytetit të Prizrenit. Kështu, nga perspektiva e kompozitorit, qyteti merret si vend shembullor për angazhimin e tij shoqëror përmes ndryshimeve që kanë nisë te Kino Lumbardhi, thuhet në njoftim

Etiketa: , ,

Leave a Reply