E premte, 21 Gusht 2026

Disa media njoftojnë se Filip Çakuli nuk do jetë më drejtor i Fiks Fare. Me nisjen e sezonit të ri do jetë tjetërkush në krye të emisionit të famshëm investigative, startuar në Top Channel që në 2002, bashkë me vetë televizionin.
Dhe një titull që e përcjell këtë lajm e cilëson atë si “babain” e Fiks Fare. Ishte deri diku i tillë për shkak të kohës së gjatë në drejtimin e tij, por nuk ishte krijues i tij.
“Sot, pas dy dekadash e gjysmë angazhim editorial me emisionin që themeloi me besimin e Tanit të Topit dhe pozicioneve drejtues e administrative që mbajti në Këshillin Mbikëqyrës të shoqërisë Top Channel, Filip Çakuli është përshëndetur me stafin”, shkruan Newsbomb. Por nuk është tërësisht kështu.
Fiks Fare është themeluar nga Aldon Lipe dhe Gert Izeti. Filip Çakuli dhe Mitro Çela kanë qenë këshilltarë, ku më pas Çakuli merr drejtimin pas Lipes. /tesheshi.com/
Burimi: tesheshi
