Filmi i parë për ilirët me premierë në Prishtinë


E hënë, 17 Tetor 2022

PRISHTINË – Me skenar dhe regji të Simon Bogojević Narath, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Illyricvm”, bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës, do të prezantohet edhe në Prishtinë.

Fatmir Spahiu, ka treguar për KultPlus se premiera e këtij filmi për Kosovë do të jetë në Cineplexx më 28 tetor.

Producenti Spahiu ka thënë më tej se ky film është i veçantë për faktin se është projekti i parë ku i shohim ilirët të ecin, të flasin, të ekzistojnë.

“Ky është projekti i parë ku i shohim ilirët të ecin, të flasin, të ekzistojnë. Do ta citoja anëtarin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kroacisë Ranko Matasovic. “Ata që flasin gjuhën shqipe, mund të kuptojnë shumë fjalë nga ilirishtja e rikonstruktuar vetëm për film””, ka thënë Spahiu duke cituar edhe akademikun Matasovic.

Fatmir Spahiu i cili përpos punës së producentit ka edhe një rol të në këtë film, ka thënë së është shumë i lumtur për numrin masiv të aktorëve pjesëmarrës në këtë projekt.

“Illyricvm” është prodhimi i parë kinematografik ku personifikohen ilirët. Në këtë film është përfshirë një kastë e madhe e aktorëve kosovarë, e që janë: Ylber Bardhi, Labeat Bytyqi, Kushtrim Hoxha, Ilir Prapashtica, Rina Krasniqi, Bujar Ahmetaj, Dukagjin Podrimaj, Armend Smajli, Lulzim Bucolli, Ali Demi, Fatmir Spahiu, Selman Lokaj, Gani Morina…

“Illyricvm” premierën botërore e ka pas në Festivalin e Pulës në Kroaci, kurse në Prishtinë do të prezantohet prej 28 tetorit, ku pas kësaj date më pas edhe do të jetë në repertorin e kësaj kinemaje.

“Illyricvm” është bashkëprodhim i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Hrvatski Audiovizuelni Centar, Slovenski Filmski Centar, FRIULI-VENEZIA GIULIA REGIONAL FUNDVIBA FILM, Euroimages dhe Komuna e Prishtinës, por duke përfshirë edhe kompani të ndryshme.

Etiketa: , ,

Leave a Reply