Finalja e Champions mes dy klubeve madrilene


E mërkurë, 30 Prill 2014

Chelsea ka pësuar humbje të rëndë me rezultat 3-1 nga Atletico Madridi në Stamford Bridge, me madrilenët që do të kualifikohen historikisht në finalen e Ligës së Kampionëve.
Atmosferë fantastike mbizotëroi në Stamford Bridge, me Mourinhon që inkuadroi atë që ishte formacioni më i fortë. Torres startoi, bashkë me Hazardin e Ivanovicin.

Por, Mourinhos lojtarët e kthyer nuk i kryen punë dhe autobusi i ndeshjes së parë që mbajti në lojë Chelsean i mungoi Bluve, të cilët u shpartalluan nga formacioni luftarak i Diego Simeones, i cili dëshmoi se është trajneri i ri, më i mirë në botë.

Me këtë fitore Atletico Madridi siguron në mënyrë historike finalen, duke befasuar të gjithë me fitoren e arritur në Londër, teksa për Chelsean e Mourinhos ka mbetur vetëm Liga Premier në lojë, e as kjo nuk është e sigurtë.

Atletico Madridi e meriton plotësisht finalen e Ligës së Kampionëve. Ekipi i Diego Simeones nuk pësoi asnjë humbje gjatë rrugëtimit në Ligën e Kampionëve dhe mbetet të shihet nëse strategu i ri argjentinas, legjendë e Interit, do të inspirojë skuadrën e tij drejt një triumfi historik, ndaj rivalit historik të kryeqytetit spanjoll, fqinjit, Real Madrid.

Finalja e Ligës së Kampionëve, Real Madrid – Atletico Madrid zhvillohet më 24 maj, në Lisbonë të Portugalisë.

Etiketa: , , ,
Të fundit