Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Fischer: Të respektohen në tërësi marrëveshjet e Brukselit

Prizren Post | 10:32 - 29.10.2015

Prishtinë – Presidenti i Austrisë Heinz Fischer gjatë fjalimit të tij në seancën solemne që u mbajt në Kuvendin e Kosovës deklaroi se marrëveshjet që janë arritur së fundmi në Bruksel, duhet të respektohen.

Ai theksoi se këto marrëveshje duhet të respektohen në tërësi ndërsa pranoi se kanq qaje pozitive sa i përket këtyre marrëveshjeve, raporton lajmi.net.

“Ne si Austri kemi mirëpritur dhe kemi pasur qasje pozitive karshi marrëveshjeve të arritura së fundi dhe insistojmë që ato marrëveshje duhet të respektohen në tërësi. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin ekonomik”, shtoi Fischer para deputetëve të Kuvendit.
Fischer tha më tutje se është i kënaqur më bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Austrisë dhe se sipas tij deri më tani gjithçka ka shkuar mirë.

“Jam i kënaqur shumë për bashkëpunimin në mes të dy shteteve sepse deri tani gjithçka ka shkuar mbarë, mund të ketë edhe përmirësime të mëtutjeshme”, tha ai.
Sipas tij, Austria vazhdimisht ka pas një qëndrim pozitiv karshi zhvillimeve në Kosovë dhe se qasja e tyre gjithmonë ka qenë kryesisht pozitive karshi asaj se si duhet të pozicionohej karshi shtetit të ri.

“ Ne si antarë i NATO-së dhe BE-së kemi punuar dhe vepruar në drejtimin që Kosova të njihet si shtet i pavarur që ekonomia e saj të ringjallet”, përfundoi ai.


Etiketa:
Arivisti Company