Fitore sensacionale e Holandës


E diel, 29 Qershor 2014

Holanda ka bërë një rikthim sensacional në përballje me Meksikën duke shënuar dy gola në finish të ndeshjes, e duke u kualifikuar për në çerekfinales e Botërorit 2014.

Holandezët të dielën në ‘Estadio Castelao’ mundën Meksikën me rezultat 2-1, në një super ndeshje.

Megjithatë, meksikanët më një angazhim maksimal dhe një lojë mjaft të mirë, ja dolën që të bëjnë befasinë më të madh duke fituar këtë sfidë, e duke siguruar biletën për në rrethin tjetër të garave.

Përballja mes Holandës dhe Meksikës është luajtur në temperatura që janë mbi 30 gradë Celsius dhe meksikanët të nxehtit e madh që mbretëron në Brazil më lehtë e kanë përballuar, sepse janë treguar ekip më i mirë se holandezët në pjesën e parë.

Meksikanët përmes Peraltas kanë mundur të kalojën në epërsi në minutën e 41, por që nuk e gjeti rrjetën.

‘Tulipanët’ në finish të pjesës së parë duket se dëmtuan për një penallti, pasi që arbitri heshti në ndërhyrjen që mbrojtës meksikane ndaj Arjen Robbenit.

Ekipi meksikanë edhe pjesë n e dytë të lojës e nisi mjaft mirë. Dhe vetëm pas tre minutave lojës të kësaj pjesë, Giovani Dos Santos ndez atmosferën duke shënuar një supergol dhe duke e sjell Meksikën në epërsi prej 1-0.

Holandezët pas golit të pësuar më gjithë ‘arsenalin’ e tyre e kërkuan golin e barazimit, dhe pas shumë tentimeve të dështuar, është Wesly Sneijder, i cili në minutën e 87-të më goditje ta saktë shënon gol dhe barazon rezultatin në 1-1, duke e rikthyer Holandën në lojë.

E, kur pritje se ndeshja do të shkon në vazhdim, kështu nuk mendoj Klas Hunteelar, i cili në kohën shtesë shënon golin e fitores nga pika e bardhë, pasi që më parë Robben u ndalë brenda zonës së rrezikshme.

Përfundimisht Holanda prek çerekfinalen e Kupës së Botës ‘Brazili 2014’, kurse Meksika largohet nga ky eveniment i madh i futbollit.