E enjte, 21 Prill 2016
Moskë – Majlinda Kelmendi ka arritur të shënojë fitore kundër francezes, Priscilla Gneto dhe është shpallur kampione e Evropës në kategorinë 52 kilogram.
Krenari e Kosovës tregoi edhe një herë që është një shkallë më lartë se të gjithë në sportin e xhudos.
Ai e mbylli ndeshjen para kohe me ipoon.
Xhudistja pejane e ka mposhtur në gjysmëfinale francezen Annabelle Euranie, për të shkuar në finale, ku do të përballet me francezen tjetër.
Majlinda e kaloi xhiron e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi ukrainasen Oleksandra Starkova.
Kurse, në rrethin e tretë, pejania ishte më e mirë se izraelitja Roni Schëartz, për ta fituar grupin dhe për të shkuar në gjysmëfinale, ku e mundi francezen Euranie Annabelle.
Etiketa: Kosova, Majlinda Kelmendi, rusi, Xhudo