Forcat proruse vranë shtatë ushtarë ukrainas


E mërkurë, 14 Maj 2014

Kiev, 14 maj – Seperatistët prorus kanë vrarë shtatë ushtarë ukrainas, humbje kjo më e rënda për forcat qeveritare në një përleshje të vetme që kur Kiev ka dërguar ushtarë për të shtypur një rebelim në lindje të vendit.

Në Kiev, Ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha se trupat u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën kur kolona e tyre e blinduar u zu në pritë pranë qytetit Kramatorsk, një nga disa pikat e nxehta në lindje kryesisht rus – folëse, ku ushtria ka pasur sukses të pakët kundër rebelëve.

Rreth 30 rebelë sulmuan me granata – hedhës dhe armë automatike në afërsi të fshatit 20 km larg nga Kramatorsk, tha ministria në një deklaratë në faqen e saj.

Para incidentit Kramatorsk, Ministri i Mbrojtjes, Mykhailo Koval, tha se një total prej nëntë ushtarakëve janë vrarë deri tani në operacionin “anti – terrorist” të ushtrisë, i cili është i drejtuar kryesisht kundër rebelëve në qytetet Slaviansk dhe Mariupol.

Etiketa: ,
Të fundit