Forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e centralit bërthamor të Çernobilit


E enjte, 24 Shkurt 2022

KIEV – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në Twitter se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e centralit bërthamor të Çernobilit.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin Chernobilin [Centralin Bërthamor]. Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi Zelensky në Twitter.

“Kjo është një deklaratë lufte kundër të gjithë Europës”, shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Ukrainës i bëri jehonë paralajmërimit të Zelensky, duke postuar në Twitter se një sulm rus në Ukrainë mund të “shkaktojë një tjetër fatkeqësi ekologjike”.

“Në vitin 1986, bota pa fatkeqësinë më të madhe teknologjike në Çernobil”, shkroi ministria në Twitter. “Nëse Rusia vazhdon luftën, Çernobili mund të ndodhë sërish në vitin 2022”.

Etiketa: , , ,
Të fundit