Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Frika e krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’ i ngrit në këmbë shërbimet serbe

Prizren Post | 18:48 - 27.04.2017

Agjencitë serbe të siguri kanë ngritur aktivitetin në nivelin më të lartë, pas zbulimit se agjentët turq janë përfshirë drejtpërdrejt në projektin e rrezikshëm të krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’.

Bosfori ka qasje agresive ndaj Beogradit ndërsa autoritetet në Preshevë e Bujanoc kanë zbuluar se veprimi i spiunazhit është i lidhur ngushtë me deklaratat e fundit nga ana e liderëve politikë shqiptarë në kërkimin e rivendosjes së kufijve në Ballkan, shkruan Novosti.

“Kemi marrë të gjitha masat e duhura për të mbrojtur integritetin territorial të Serbisë. Ne ndjekim aktivitetet e shërbimeve turke dhe nuk do të lejojmë asnjë procedurë agresive. Interesat tona janë udhëheqësit e boshnjakëve në zonën e Rashkës dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndikimi i saj (Shqipërisë së Madhe) ushtrohet nëpërmjet përparimit të kapitalit turk si dhe financimit të OJQ-ve në këto pika nevralgjike. Shpeshherë aktivitetet e tyre janë mbyllur për spiunazh klasik”, ka thënë një bashkëbisedues i gazetës, transmeton lajmi.net.

Një organ koordinues që punon për disa vjet në të cilën ka përfaqësues të shqiptarëve nga Kosova, Serbia jugore, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi ka kuptuar se javëve të fundit janë intensifikuar takimet. Pas këtyre takimeve pasuan edhe deklaratat nxitëse të Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Jonuz Musliut.

“Shqiptarët do të përpiqen të krijojnë ‘Shqipërinë e Madhe’ në qendrat kryesore të energjisë me qëllim të pengojnë forcimin e ndikimit rus në Ballkan”, ka thënë kreu i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun.

Kujtojmë se deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe ato të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nxitën reagime të mëdha në Serbi e më gjerë.


Etiketa:
Arivisti Company