Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ftohen 5 shtetet e BE-së për njohje të Kosovës

Prizren Post | 14:13 - 16.03.2015

Bruksel – Rezoluta e raportueses Ulrike Lunaçek nxit hetime të thella e transparente ndaj dyshimeve për korrupsion nga punonjësit e EULEX.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i shtetit ligjor dhe gjyqsëorit ,si dhe krijimi i një perspektive me të mirë ekonomike dhe sociale për vendin kanë qenë qetësimet kryesore për Kosovën gjatë debatit në Parlamentin Europian.

Rezoluta e raportueses Ulrike Lunaçek nxit hetime të thella e transparente ndaj dyshimeve për korrupsion nga punonjësit e EULEX, për të kthyer besimin e qytetarëve të Kosovës në misionin e BE-së. Por, duke u përgjigjur për ABCneës, raportuesja Lunaçek ka deklaruar, se Kosova pritet të ketë lajme të mira për liberalizimin e vizave.

Ulrike Luaçek, raportuese për Kosovën, ka shprehur bindjen se gjërat po lëvizin përpara drejtr liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Unë isha shumë e kënaqur kur dëgjova komisionerin Avramopulos të deklaronte se Kosova është drejt hapave të fundit për arritjen e liberalizimit të vizave. Është hera e parë që dëgjoj diçka të tilë nga Komisioni, që vuri në pah se do të ketë lajme të mirë së shpejti. Autoritetet e Kosovës duhet të aprovojnë edhe 4 ligje. Unë nuk jap data, por nëse Kosova i aprovon ligjet dhe Komisioni vazhdon punën, atëherë shtetet anëtare duhet të thonë ‘po’. Ata e kanë kuptuar, se aryset kryesore të emigracionit masiv kohët e fundi, janë se qytetarët e Kosovës e ndiejnë veten të izoluar në Ballkan”, ka thënë ajo për ABC Neës.

Lunaçek ka thënë se pesë shtetet anëtare të BE-së nuk po bëjnë asgjë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

“Pesë shetet anëtare më dëgjojnë, por problemi është që ato nuk bëjnë asgjë për këtë. Është hera e pestë që unë bëj thirrje për njohje të pavarësisë së Kosoëvs nga pesë shtete”, ka thënë ajo.

Ulrike Lunaçek ka tërhequr vërejtjen edhe për situiatën në Maqedoni.

“Të gjitha institucionet evropiane janë dakort për përkeqësimin e dukshëm të situatës politike dhe sociale në Maqedoni, që tashmë reflektohet me shumëfishimin e shqetësimeve në disa fusha”, ka thënë ajo.


Arivisti Company