Ftoht në Ballkan, 5 të vdekur në Bullgari e Serbi


E martë, 30 Dhjetor 2014

Ngricat dhe temperaturat e ulëta në vendet fqinje kanë sjellë edhe viktimat e para. Të pakën 5 persona kanë humbur jetën nga të ftohtit në disa vende të Ballkanit.

Tre shtetas janë gjetur të ngrirë në Bullgari dhe dy në Serbi, pas stuhisë që goditi rajonin duke sjellë temperatura nën zero, reshje bore dhe erëra të fuqishme.

Agjencia DPA raporton gjithashtu se, në jugperëndim të Bullgarisë, qindra automjete janë bllokuar për shkak të borës, ndërsa mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike në Vidin.

Veç viktimave, në disa prej fshatrave në pjesën verilindore të Serbisë bora arrin deri në dy metra lartësi. Ndërsa Ministria e Brendshme serbe njoftoi se disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kushteve të motit.

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës pushtuan edhe Maqedoninë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën e Kroacinë.

Të fundit