Fyerje dhe ofendime ndaj shqiptarëve në Shkup [viedo]


E mërkurë, 1 Mars 2017

Shkup – Edhe pse vendimi i Presidentit Gjogje Ivanov e ka plotësuar kërkesën e protestuesve maqedonas, për të mos ia dhënë Zoran Zaevit mandatin për kryeministër, për shkak të platformës shqiptare, mijëra maqedonas sërish sonte kanë protestuar kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

[youtube 0UT49RaXklI]

Siç raporton Alsat-M, protestuesit u mblodhën para godinës së Qeverisë për të vazhduar marshin drejtë Kuvendit, ku edhe përfundoi protesta pa ndonjë incident. Protestuesit u drejtuan për të protestuar para selisë së LSDM-së, por u ndaluan nga kordoni policor.

Jo zyrtarisht mendohet se në protestën e sotme, e cila u shoqërua me shumë fyerje dhe ofendime ndaj shqiptarëve si dhe partive politike të cilat negociuan në realizmin e platformës së përbashkët shqiptare, morën pjesë rreth 6 mijë protestues. Ajo që spikati në protestë mes tjerash ishte momenti kur presidenti Ivanov u deklarua si hero i Maqedonisë nga protestuesit pas vendimit të tij.

Edhe pse nga VMRO vazhdimisht mohojnë zërat se ato qëndrojnë pas protestave, kamera e Alsat-M ka kapur pamje të zyrtarëve të lartë të kësaj partie në mesin e protestuesve.

Etiketa: , ,
Të fundit