E diel, 3 Qershor 2018
Sekretari Amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin u përball me kritika të ashpra të ministrave të financave të vendeve të G7-së, në lidhje me vendosjen e tarifave të reja nga Amerika, për importet e çelikut dhe aluminit.
Bruno La Maire, ministri francez i financave, i zemëruar paralajmëroi se lufta tregtare mund të fillojë brenda pak ditësh.
Në të njëjtën kohë, Sekretari Amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross u takua me zëvendëskryeministrin kinez, Liu He në Pekin për të zbutur tensionet tregtare.
Nga ana tjetër, Presidenti Trump, nëpërmjet një postimi në Twitter vijon të këmbëngulë se SHBA-të kanë qenë të mashtruara në këtë tregti, përcjell Telegrafi.
Etiketa: Amerika, G7