Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Gallatasaraj eliminon Juventusin

Prizren Post | 21:26 - 11.12.2013

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Stamboll, 11 dhjetor – Ëndrra e Juventusit për të fituar titullin e tretë në Champions League u ndërpre në “ferrin e bardhë” të Stambollit.

Në një ndeshje të ndërprerë mbrëmë për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe të riluajtur të mërkurën në një fushë të mbuluar nga ngrica e balta, vendasit e Gallatasarajit realizuan surprizën e madhe të fazës së grupeve, duke arritur fitoren, rezultati i vetëm që i kualifikonte për më tej.

Për turqit, goli vendimtar u realizua në minutën e 85′, me autor Sneijder.

Me këtë sukses, Gallatasaraji shndërrohet në skuadrën e 11-të që ka siguruar kualifikimin në fazën e dytë të Champions, me pesë biletat e mbetura në lojë që do të përcaktohen mbrëmjen e së mërkurës.

Ekipet e kualifikuara deri më tani janë Reali i Madridit, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Paris SG, Olympiakos dhe Galatasaray.

Eliminimi nga Champions League nuk do të thotë përfundim të aventurës europiane për Juventusin, i cili vazhdon më tej në Europa League.


Etiketa:
Arivisti Company