E mërkurë, 11 Shkurt 2026

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar në seancën e 84-të ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Regjistrin e Veçantë të personave të dënuar për keqpërdorim seksual të të miturve dhe pedofili, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes së fëmijëve.
Vendimi u konfirmua nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili theksoi se këto ndryshime synojnë rritjen e mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjes ndaj personave të dënuar për vepra të rënda penale.
“Me këtë ndryshim ligjor, dërgojmë një mesazh të qartë se mbrojtja e fëmijëve është prioritet absolut. Angazhimi ynë është për një shoqëri më të sigurt dhe për drejtësi reale për viktimat”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
